Një person i goditi me gurë policët në Han të Elezit, dëmtohen dy vetura zyrtare ndërsa nuk arritën ta ndalojnë të dyshuarin
Sektori i Hetimeve të Policisë së Kosovës në Prishtinë, derisa ishin në pikë kontrolli në Han të Elezit dhe po vëzhgonin për punën e aktiviteteve policore, janë goditur me gurë nga një person i panjohur. Me këtë veprim, janë dëmtuar dy vetura zyrtare të Policisë së Kosovës. Policia ka filluar ndjekjen e personit të dyshuar,…

Lajme
Sektori i Hetimeve të Policisë së Kosovës në Prishtinë, derisa ishin në pikë kontrolli në Han të Elezit dhe po vëzhgonin për punën e aktiviteteve policore, janë goditur me gurë nga një person i panjohur.
Me këtë veprim, janë dëmtuar dy vetura zyrtare të Policisë së Kosovës.
Policia ka filluar ndjekjen e personit të dyshuar, por nuk kanë arritur ta ndalojnë për shkak të terrenit të panjohur.
Në konsultim me prokurorin ku fillimisht ishte iniciuar një shënim zyrtar.
“Hani i Elezit / 24.09.2025-21:45. Sektori i Hetimeve DPK-Prishtinë, derisa ishin në pikë kontrolli duke vëzhguar për punën e aktiviteteve policore, ishin goditur me gurë nga një person i panjohur. Me ketë veprim ishin dëmtuar dy veturat zyrtare të PK-së. Njësiti policor kishin filluar ndjekjen e personit të dyshuar, mirëpo nuk kishin arritur ta ndalojnë për shkak të terrenit të panjohur. Në konsultim me prokurorin ku fillimisht ishte iniciuar një shënim zyrtar. Më 30.09.2025 pas veprimeve hetimore me vendim të prokurorit rasti është inicuar si më lartë”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/