Një person humb jetën në Brezovicë

Një 60 vjeçar ka humbur jetën në Brezovicë. Policia bën të ditur se ai kishte rënë në një hendek gjatë kohës sa po shëtiste. Viktima ishte me profesion mjek dhe po qëndronte atje në një seminar për të verbrit.

Lajme

16/02/2014 13:22

Ka humbur aksidentalisht jetën një person në Brezovicë.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosova, zëdhënësi i policisë së rajonit të Ferizajt, Agim Gashi.

Viktima thuhet se gjatë një shëtitje kishte rënë në një hendek.

Bëhet fjalë për një person 60 vjeçar i cili ra në këtë hendek bore jo gjatë skijimit, por gjatë shëtitjes.

Mësohet se i ndjeri me profesion kishte qenë doktor, ndërsa po qëndronte atje në një seminar për të verbrit.

Sipas Gashit, në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekipet e shpëtimit dhe pritet që të nxjerrët trupi i pajetë.