Një person goditet nga vetura në Mitrovicë të Veriut, i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën në Mitrovicë të Veriut një veturë e panjohur ka goditur një këmbësor kosovar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas njoftimit të Policisë thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor derisa kanë thënë se rasti është duke u hetuar. Njoftimi i plotë: Mitrovicë Veri / 09.10.2024…

Lajme

10/10/2024 09:45

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën në Mitrovicë të Veriut një veturë e panjohur ka goditur një këmbësor kosovar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor derisa kanë thënë se rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë:

Mitrovicë Veri / 09.10.2024 – 21:10. Këmbësori mashkull kosovar ka informuar se një veturë e panjohur e kishte goditur dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar. /Lajmi.net/