Një person gjendet pa shenja jete te Ferronikeli

Mëngjesin e sotëm nga mediat u raportua se një person është gjetur pa shenja jete në Kompleksin Industrial Ferronikeli në Drenas. Lidhur me këtë rast janë deklaruar nga kjo kompani. Në deklaratën e dhënë për Klankosova.tv, NewCo Ferronikeli thotë se i ndjeri ishte punëtor i sigurimit fizik, kompanisë të kontraktuar për shërbime të sigurisë. “Lidhur…

Lajme

30/03/2025 18:35

Mëngjesin e sotëm nga mediat u raportua se një person është gjetur pa shenja jete në Kompleksin Industrial Ferronikeli në Drenas.

Lidhur me këtë rast janë deklaruar nga kjo kompani.

Në deklaratën e dhënë për Klankosova.tv, NewCo Ferronikeli thotë se i ndjeri ishte punëtor i sigurimit fizik, kompanisë të kontraktuar për shërbime të sigurisë.

“Lidhur me interesimin tuaj, ju konfirmojmë se sot një punëtor i kompanisë së sigurimit fizik që është e kontraktuar nga NewCo Ferronikeli për shërbime të sigurisë, pas perfundimit të orarit të punës në dalje e sipër nga kompleksi, ka ndërruar jetë”.

“Vdekja dyshohet të ketë qenë natyrore si pasojë e një komplikimi akut shëndetësor. Ekipi kujdestar mjekësor i kompanisë sonë ndërhyri menjëherë për ndihmë emergjente, por, për fat të keq, i ndjeri ishte pa shenja jete”.

“Kompania jonë ka informuar organet kompetente për rastin, të cilat kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. NewCo Ferronikeli shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij në kompaninë ku shërbente”.