Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Pejë, trupi dërgohet për obduksion

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Pejë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është raportuar të shtunën rreth orës 21:40, shkruan lajmi.net. Policia njoftoi se “viktima mashkull është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij”. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe mjeku kujdestar, i…

Lajme

19/07/2026 08:59

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Pejë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është raportuar të shtunën rreth orës 21:40, shkruan lajmi.net.

Policia njoftoi se “viktima mashkull është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe mjeku kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Lajmi.net/