Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Obiliq, policia sekuestron në vendin e ngjarjes një armë

Një hetim mbi vdekjen është duke u bërë në Obiliq. Është raportuar se viktima mashkull në shtëpinë e tij ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor nga ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Nga njësitë policore është sekuestruar një pistoletë dhe katër…

Lajme

17/04/2025 09:15

Një hetim mbi vdekjen është duke u bërë në Obiliq.

Është raportuar se viktima mashkull në shtëpinë e tij ishte gjetur pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor nga ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Nga njësitë policore është sekuestruar një pistoletë dhe katër copë fishekë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është duke u hetuar./Lajmi.net/