Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, dyshohet se qëndroi i vdekur për më shumë se 10 ditë brenda banesës
Një person është gjetur pa shenja jete në një banesë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë. Sipas informacioneve që posedon Insajderi, dyshohet se trupi i viktimës ka qëndruar në banesë për më shumë se 10 ditë. Viktima, i lindur në vitin 1944, jetonte i vetëm dhe nuk kishte kontakte të shpeshta me të afërmit apo…
Lajme
Një person është gjetur pa shenja jete në një banesë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.
Sipas informacioneve që posedon Insajderi, dyshohet se trupi i viktimës ka qëndruar në banesë për më shumë se 10 ditë.
Viktima, i lindur në vitin 1944, jetonte i vetëm dhe nuk kishte kontakte të shpeshta me të afërmit apo fqinjët.
Rasti është raportuar në Polici rreth mesnatës së datës 14 janar 2025.
Ekipet e hetuesisë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion për të përcaktuar shkakun e vdekjes.