Një person gjendet i vdekur në shtëpinë e tij, Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në orën 08:10 është gjetur një person pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjakovë. Sipas njoftimit të Policisë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore  dhe ekipi mjekësor ku edhe është konfirmuar vdekja e viktimës. “Me vendim të prokurorit,  trupi i pajetë i viktimës…

Lajme

02/07/2024 10:00

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në orën 08:10 është gjetur një person pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjakovë.

Sipas njoftimit të Policisë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore  dhe ekipi mjekësor ku edhe është konfirmuar vdekja e viktimës.

“Me vendim të prokurorit,  trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh. /Lajmi.net/