Një përqafim në ditë për një shëndet më të mirë

Hulumtuesit thonë që përqafimet më të shpeshta mbrojnë njerëzit e stresuar nga rreziku për tu sëmurë.

Lifestyle

18/12/2014 10:40

Ekipi nga Universiteti Carnegie Mellon gjeti se mbështetja më e madhe sociale dhe përqafimet e shpeshta mbrojnë njerëzit nga sëmundjet që i shkakton stresi dhe mundëson që mos të shfaqen sëmundje të rënda.

“Ne e dimë se njerëzit të cilët përjetojnë konflikte të vazhdueshme me të tjerët janë më pak të aftë për të luftuar edhe viruset e ftohtë. Ne gjithashtu e dimë se njerëzit të cilët raportojnë se kanë mbështetje sociale janë pjesërisht të mbrojtur nga efektet e stresit në zhvillimet psikologjike, të tilla si depresioni dhe ankthi”, tha Sheldon Cohen, profesor në Univeristetin E.Doherty, transmeton Lajmi.net.

Cohen dhe ekipi i tij zgjodhën për të studiuar përqafimet si një shembull i përkrahjes sociale, për shkak që përqafimet janë zakonisht një tregues i të pasurit të një marrëdhënie më të shëndetshme.

Ata vlerësuan mbështetjen e perceptuar sociale dhe shpeshtësinë e përqafimeve në 404 të rritur të shëndetshëm me anën e një pyetësori.

Pjesëmarrësit më pas iu ekspozuan qëllimisht një virusi të përbashkët të ftohtë dhe u monitoruan në karantinë për të vlerësuar infeksionin dhe shenjat e tjera të sëmundjes, transmeton Lajmi.net.

Rezultatet treguan se përkrahja e perceptuar sociale kishte reduktuar rrezikun e infektimit që ishte i lidhur me konfliktet e përjetuara.

Përqafimet ishin përgjegjëse për një të tretën e efektit mbrojtës të mbështetjes sociale. Kjo sugjeron se të përqafohesh nga një person i besueshëm mund të veprojë si një mjet efektiv në përcjelljen e mbështetjes sociale dhe rritjen e shpeshtësisë së përqafimeve, dhe gjithashtu mund të jetë një mjet shumë efektiv për zvogëlimin e efekteve të ndryshme të stresit.

Hulumtimi ishte shfaqur në revistën amerikane Shkenca Psikologjike.