Një orë u pamundësuan telefonatat dhe u ndal interneti, IPKO tregon se çka ndodhi
Sot përdoruesit e shërbimeve të rrjetit IPKO kanë hasur në vështirësi sa i përket internetit dhe telefonatave. Nga IPKO kanë thënë se kanë pasur një ndërprerje të përkohshme të shërbimeve që është shkaktuar nga prerjet e fibrave optike në tri lokacione të ndryshme. “Sot kemi përjetuar një ndërprerje të përkohshme të shërbimeve, e shkaktuar nga…
Lajme
Sot përdoruesit e shërbimeve të rrjetit IPKO kanë hasur në vështirësi sa i përket internetit dhe telefonatave.
Nga IPKO kanë thënë se kanë pasur një ndërprerje të përkohshme të shërbimeve që është shkaktuar nga prerjet e fibrave optike në tri lokacione të ndryshme.
“Sot kemi përjetuar një ndërprerje të përkohshme të shërbimeve, e shkaktuar nga prerjet e fibrave optike në tre lokacione të ndryshme. Megjithëse rrjeti ynë është projektuar me sisteme rezervë për të garantuar vazhdimësinë e shërbimeve, ndodhia e njëkohshme e ndërprerjes së tretë, ndikoi në ofrimin e shërbimeve të internetit fiks dhe mobil.”
Sipas tyre ndërprerja zgjati një orë dhe se tash shërbimet janë plotësisht funksionale.
“Ndërprerja zgjati një orë, gjatë së cilës ekipet tona teknike punuan me përkushtim për të rikthyer shërbimet sa më shpejt të ishte e mundur. Tani problemi është zgjidhur dhe të gjitha shërbimet janë plotësisht funksionale”, kanë thënë nga IPKO për Express.
IPKO ka kërkuar falje për shqetësimin e shkaktuar.
“Kërkojmë ndjesë të sinqertë për shqetësimin e shkaktuar dhe ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj.”