“Një nga kandidaturat më serioze, i interesuar për ato që i mungojnë politikës kosovare e që janë idetë”, Blerim Latifi për Gjinin

Analisti Blerim Latifi, pas intervistës së Ardian Gjinit, tha se “Gjini është një nga kandidaturat më serioze dhe figura më e kompletuar e AAK-së në shumë aspekte”. Tutje, Latifi tha se Ardian Gjini përfaqëson një politikan të formuar, me përvojë të gjatë në jetën institucionale. “Ardian Gjini përfaqëson një politikan të formuar, me përvojë të…

Lajme

13/05/2026 22:46

Analisti Blerim Latifi, pas intervistës së Ardian Gjinit, tha se “Gjini është një nga kandidaturat më serioze dhe figura më e kompletuar e AAK-së në shumë aspekte”.

Tutje, Latifi tha se Ardian Gjini përfaqëson një politikan të formuar, me përvojë të gjatë në jetën institucionale.

“Ardian Gjini përfaqëson një politikan të formuar, me përvojë të gjatë në jetën institucionale…Mendoj që kandidatura e tij për kryeministër është një nga kandidaturat më serioze që i kemi në këto zgjedhje. Ardian Gjini është një politikan që është i interesuar për ato që më së shumti i mungojnë skenës politike që janë idetë konkrete si me u dhanë rrugëzgjidhje problemeve të shumta”, tha Latifi në Pressing.