Ndërmarrje e një kosovari në Gjermani, superfuqi biznesi

Sukseset e shqiptarëve në Gjermani nuk kanë të ndalur, ato çdo ditë e më shumë po bëhen superfuqi në botën e biznesit.

Lajme

18/05/2015 22:52

Një rast i mirë i kësaj tregohet edhe në firmën “AWR Abbruch Gmbh Augsburgerstraße 23370327 Stuttgart dhe Rudolf-Diesel straße 2556220 Urmitz”, pronar i së cilës është kosovari Nazmi Viqa.

Për të parë nga afër sukseset e kësaj firme për vizitë ishin një delegacion nga Unioni i Biznesmenëve Shqiptarë në Gjermani.

Kryetari i këtij unioni, Ejup Berisha dhe dy anëtarë të tjerë, vizituan ndërmarrjen e zotërisë Viqa dhe thanë se janë ndarë të pasionuar nga arritjet e mëdha të kësaj firme në Gjermani.

Nga drejtuesi i kësaj firme morën informacione mbi punët që është duke kryer firma në disa prej vendeve dhe institucionet më të rëndësishme në Gjermani.

Nazmi Viqa po ashtu është edhe nënkryetar i Unionit të Biznesmenëve Shqiptarë në Gjermani, ku u shfaq i gatshëm të tregojë përsëri se do ta përkrahë Unionin me te gjitha mjetet dhe në të gjitha mënyrat./KosovaPress/