Një muaj paraburgim personit që vrau vëllanë e tij në Rahovec

Në muajin maj të këtij viti kishte ndodhu një vrasje e rëndë në fshatin Qifllak të Rahovecit.

Lajme

21/10/2019 10:25

Në muajin maj të këtij viti në fshatin Qifllak të Rahovecit, A.M, kishte vrarë vëllanë e tij 32-vjeçar, N.M.

A.M., kishte vrarë N.M., në shtëpinë e tij, duke e qëlluar me armë në gjoks, ku i shkaktuar kështu gjakderdhje të brendshme në zemër, shkruan lajmi.net.

Lexo edhe: 

Vrasja në Qifllak të Rahovecit, policia jep detaje nga hetimet

Sipas njoftimit, Prokuroria Themelore e Gjakovës ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore të këtij qyteti që të pandehurit A.M., t’i caktohet masa e paraburgimit prej një muaji për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë Themelore pa ndërhyrje:

Gjakovë, 21 tetor 2019 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, A.M.,  me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “ Vrasje e rëndë”, nga neni 173 paragrafi 1, nën paragrafi 1.3, dhe “ Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragraf 1,  të KPRK-së.

Më 08.05.2019, në fshatin Qifllak, Komuna e Rahovecit, pikërisht në shtëpinë e tyre, i pandehuri A.M., me dashje dhe për motive të panjohura, ka privuar nga jeta tani të ndjerin, vëllain e tij N.M., duke e qëlluar me armë në gjoks, ku i shkaktuar kështu gjakderdhje të brendshme në zemër. Po ashtu, i njëjti, më parë e deri më 08.05. 2019, pa autorizim ka mbajte armë dhe municion, të cilën e ka përdorur edhe për vrasjen e tani të ndjerit N.M., e cila armë nuk është arritur të konfiskohet, pasi që pas kryerjes së veprës, i pandehuri e ka fshehur.

Prokurori i rastit, ndaj të pandehurit ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe e njëjta masë është pranuar dhe shqiptuar nga Gjykata kompetente. /Lajmi.net/