Një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e Rexhë Brahimajt në Gjakovë

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Q.S, i dyshuar për vrasje. Ai dyshohet ta ketë vrarë me 5 maj Rexhë Brahimaj duke e therur me thikë. “Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se “me datën 5 maj 2026 rreth orës 02:30, në rrugën “Mbretëresha Teuta” në Gjakovë, me dashje…

Lajme

07/05/2026 09:26

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Q.S, i dyshuar për vrasje.

Ai dyshohet ta ketë vrarë me 5 maj Rexhë Brahimaj duke e therur me thikë.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se “me datën 5 maj 2026 rreth orës 02:30, në rrugën “Mbretëresha Teuta” në Gjakovë, me dashje dhe me mjetë të mprehtë- brisk ka privuar nga jeta tani të ndjerin R.B. nga Gjakova, në atë mënyrë që si shkak i një mosmarrëveshje të çastit përderisa ndodheshin në automjetin Skoda, të cilën po e drejtonte dëshmitari Sh.Rr., e në të njëjtin automjet ndodheshin edhe dëshmitari R.Rr. dhe i pandehuri G.I., papritmas fillojnë fjalosjen në mes të pandehurve Q.S. dhe G.I. përderisa ndodheshin brenda në automjet, dalin nga automjeti dhe ashtu duke u fjalosur, fillon konflikti fizik mes tyre dhe papritmas i pandehuri Q.S., nxjerrë një brisk nga trupi i tij dhe e godet të ndjerin në pjesën e majtë të gjoksit në drejtim të zemrës, dëshmitarët Rr. e marrin viktimën dhe me të shpejtë e dërgojnë në ambulanten e qytetit, e më pas gjatë dërgimit për në Spitalin Rajonal-Reparti emergjencës ndërron jetë në ora 03:10 minuta, ku edhe është bërë konstatimi i vdekjes së tij nga mjeku kujdestar.””, ka njoftuar Gjykata.

Gjyqtari i procedurës paraprake nga Departamenti i Krimeve të Rënda, Driton Sadiku, pas mbajtjes së seancës dëgjimore ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.

“Me këtë vendim, i pandehurit Q. S., do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një (1) muaji, periudhë kjo që do të llogaritet nga data e arrestimit me 5 maj 2026 deri më 4 qershor 2026. Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në raport. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: