Një muaj paraburgim për katër të dyshuar për shit-blerje të narkotikëve në Ferizaj
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurve M.B, A.L, A.B dhe Sh.B për shkak se dyshohen për shitblerje të armëve, ndërsa a.B, dyshohet edhe për mabjtje në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. “Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake i…
Lajme
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurve M.B, A.L, A.B dhe Sh.B për shkak se dyshohen për shitblerje të armëve, ndërsa a.B, dyshohet edhe për mabjtje në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda Fitore Krivanjeva Daci, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se të pandehurit kanë kryer veprat penale të cekura më lartë, në atë mënyrë se më datë 12 dhjetor 2025, rreth orës 17:15, të pandehurit pa autorizim kanë poseduar substanca narkotike apo preparate të cilat janë shpall me ligj si narkotik, substanca psikoterapi ose analoge, me qëllim shitje ose ofrimi për shitje, në atë mënyrë që paraprakisht të pandehurit M.B. dhe A.L., kanë sjellë substancë narkotike të llojit kokain me peshë prek 4.620 gram në Republikë e Kosovës, e më pas i pandehuri L.Z., kontakton me të pandehurin A.B. dhe Sh.B, duke i udhëzuar që këtë substancë narkotike të sjellin në parkingun e “B.M” në V., po ashtu duke i`u dhënë edhe detaje të veturës, ku ishte pësoni që do të blinte substancën narkotike, ndërsa me rastin e kontrollit, tek shtëpia e të pandehurit A.B., gjenden dhe sekuestrohet edhe pesë role – folje plasmasti të tejdukshme, katër palë dorëza pune, dorëza llastiku ngjyrë të zezë, gërshërë dhe një lug kuzhine e metalit, të cilat janë shfrytëzuar për mbështjellje të substancës narkotike”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
A.B, dyshohet se më datë 12 dhjetor 2025, ka mbajtur në pronësi, kontroll ose posedim një revole të markës “Glock”, prodhim austriak, 9mm, një karikator me një fishekë, që i është gjetur nga Policia e Kosovës dhe i është sekuestruar.
“Gjyqtarja e procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj. Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, thuhet në njoftimin e Gjykatës. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: