Një muaj paraburgim për Ivanovic
Me kërkesë të një prokurori ndërkombëtar sot në mëngjes një gjykatës ndërkombëtar nga Gjykata Themelore e Mitrovicës ka urdhëruar një muaj paraburgim për Oliver Ivanoviqin, i cili dyshohet për krime të luftës dhe vrasje të rëndë.

Lajme
Oliver Ivanovuic i cili është arrestuar dje nga EULEX, do të qëndrojë në paraburgim për 30 ditë.
Në një komunikatë të EULEX, thuhet se me kërkesën e një prokurori ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, sot në mëngjes një gjykatës ndërkombëtar nga Gjykata Themelore ka urdhëruar një muaj paraburgim për Oliver Ivanovic.
“Me kërkesë të një prokurori ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), sot në mëngjes një gjykatës ndërkombëtar nga Gjykata Themelore e Mitrovicës ka urdhëruar një muaj paraburgim për Oliver Ivanoviqin, i cili dyshohet për krime të luftës dhe vrasje të rëndë”.
“Me marrëveshje paraprake në mes të prokurorit ndërkombëtar të PSRK-së dhe përfaqësuesit ligjor të Oliver Ivanoviqit, dje ai është paraqitur vullnetarisht në Stacionin Policor në Mitrovicën e Veriut. Pas intervistimit në cilësinë e të dyshuarit, me urdhër të prokurorit, Ivanoviq u arrestua dhe u dërgua para gjykatësit ndërkombëtar të Gjykatës Themelore të Mitrovicës”.