Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e 38 vjeçarit në Ferizaj
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.R., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasja e rëndë. Sipas njoftimit bëhet e ditur se pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës…

Lajme
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.R., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasja e rëndë.
Sipas njoftimit bëhet e ditur se pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Habib Zeqiri, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se më datë 15 shtator rreth orës 19:42, në një fshatë të Ferizajt, i pandehuri me dashje e ka privuar nga jeta të dëmtuarin – djalin e axhës së tij I.R.
“Në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje të mëhershme që kishin pasur si pasojë e problemeve në lidhje me një konflikt pronësor, me t`u takuar në rrugën e fshatit me njëri tjetrin, pas fjalosjes verbale në atë moment i pandehuri B.R., e nxjerr revolen e tipit ZIG 14 TISAS Turk, dhe shtënë katër herë në drejtim të viktimës I.R., duke e goditur në pjesët e sipërme të trupit, përkatësisht në regjionin e anës së djathtë, nofullës, regjionin e kraharorit të djathtë dy plagë dhe të dy parakrahët, me ç`rast viktima nga lëndimet e shkaktuara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë rrugës duke e dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, thuhet në njoftim.