​Një muaj paraburgim ndaj R.M., i dyshuar për rastin “Brezovica”

Gjykata Themelore në Ferizaj - Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur masën një muaj paraburgim ndaj të pandehurit R.M., shtetas i Kosovës, i dyshuar për shkak të veprave penale marrja e ryshfetit në ndihmë dhe veprës penale ushtrimi i ndikimit.

Lajme

02/06/2022 16:32

Gjykata ka gjetur se i pandehuri ka kryer veprat penale, dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat, të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij.