Një muaj paraburgim ndaj policit që plagosi dje familjarin e tij të mitur
Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh zyrtarit policor Fatjon Hoti, nën dyshimin për “Vrasje të rëndë në tentativë” të familjarit të tij 16-vjeçar. Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, prokurorja e rastit Lumturije Vuçetaj. Sipas kërkesës…

Lajme
Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh zyrtarit policor Fatjon Hoti, nën dyshimin për “Vrasje të rëndë në tentativë” të familjarit të tij 16-vjeçar.
Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, prokurorja e rastit Lumturije Vuçetaj.
Sipas kërkesës për caktimin e paraburgimit, thuhet se sipas raportit të oficerit, të datës 16 korrik, rezulton se më 15 korrik rreth orës 23:35 kanë pranuar informatën se polici i gjeneratës së fundit Fatjon Hoti, me armë zjarri ka plagosur një person në shtëpinë e vet, e më pas policia kanë shkuar në vendngjarje dhe janë ndërmarrë veprimet.
Aty thuhet se dëshmitari ka deklaruar se distanca mes të dyshuarit dhe viktimës ka qenë afërsisht 2 metra.
Gjithnjë sipas kërkesës, i dyshuari është ekzaminuar dhe është konstatuar se gjendja e përgjithshme shëndetësore e tij është e mirë.
Ndryshe, të martën Inspektorati Policor i Kosovës konfirmoi arrestimin e zyrtarit policor nën dyshimin për plagosjen e të miturit. Kurse, nga QKUK deklaruan se gjendja shëndetësore e të miturit është e rëndë.