Një muaj paraburgim ndaj 19 të dyshuarve për bixhoz dhe skema piramidale në Mitrovicë, ndër ta edhe vëllai i Faruk Mujkës

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar paraburgimin ndaj 19 të pandehurve për “Organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”. Vendimin për aprovimin e kësaj kërkese të Prokurorisë Thmelore e ka marrë gjyqtarja Marigona Lajqi, shkruan lajmi.net. “Masa e paraburgimit iu është caktuar të pandehurve me inicialet: A.B., D.S., N.M., B.M., R.S., A.I., B.I., B.S.,…

Lajme

22/04/2026 15:23

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar paraburgimin ndaj 19 të pandehurve për “Organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Vendimin për aprovimin e kësaj kërkese të Prokurorisë Thmelore e ka marrë gjyqtarja Marigona Lajqi, shkruan lajmi.net.

“Masa e paraburgimit iu është caktuar të pandehurve me inicialet: A.B., D.S., N.M., B.M., R.S., A.I., B.I., B.S., F.M., M.S., B.B., A.R., A.M., N.H., D.M., A.M., Sh.A., Xh.S., F.D. Paraburgimi sipas aktvendimit, të pandehurve u llogaritet nga data 18.04.2026, е do të zgjasë deri me datën 18.05.2026”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Në këtë aksion të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Policinë, janë arrestuar 34 persona të dyshuar, janë kontrolluar rreth 50 lokacione të ndryshme përfshirë lokale afariste dhe shtëpi private, janë sekuestruar rreth 170 mijë euro para të gatshme, pesë automjete, armë zjarri si dhe pajisje dhe materiale të tjera të përdorura për zhvillimin e aktiviteteve të kundërligjshme.

Nga 34 të arrestuarit, 29 janë dërguar në mbajtje dhe 5 të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Në mesin e të arrestuarve dhe atyre që do të jenë në paraburgim për një muaj, është edhe vëllai i Faruk Mujkës, Fahredin Mujka rreth 55 vjeçar. /Lajmi.net/