Një muaj nga operimi, Anisa shfaq gjendjen aktuale të shpinës së saj
Një muaj pas ndërhyrjes kirurgjikale në shtyllën kurrizore, Anisa Veseli ka vendosur të ndajë me ndjekësit një përditësim mbi gjendjen e saj shëndetësore. Këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova publikoi një video në Instagram, ku tregoi nga afër procesin e rikuperimit dhe gjendjen aktuale të shpinës së saj. Në pamjet e publikuara, vëreheshin…

ShowBiz
Një muaj pas ndërhyrjes kirurgjikale në shtyllën kurrizore, Anisa Veseli ka vendosur të ndajë me ndjekësit një përditësim mbi gjendjen e saj shëndetësore.
Këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova publikoi një video në Instagram, ku tregoi nga afër procesin e rikuperimit dhe gjendjen aktuale të shpinës së saj.
Në pamjet e publikuara, vëreheshin ende shenjat e qepjeve pas operimit – një dëshmi e sfidës që ajo ka kaluar dhe forcës me të cilën po e përballon këtë periudhë rikuperimi.
Më 4 prill, këngëtarja njoftoi opinionin e gjerë se kishte kryer operimin për skolioz, një problem me të cilën është ballafaquar për një kohë të gjatë.
Përvojën e operimit ajo e kishte përshkruar si një nga sfidat më të mëdha në jetën e saj.
“Sot dua të ndaj me ju një nga sfidat më të mëdha që kam kaluar në jetën time—ndërhyrjen për skoliozën. Ishte një rrugë e gjatë, e mbushur me pritje, sfida dhe prova, por mbi të gjitha, me forcën dhe besimin se do t’ia dilja”.
“Nuk ishte e lehtë të përballesha me dhimbjet, me pasiguritë dhe me pritjen derisa të realizoja këtë ndërhyrje. Por nuk u dorëzova. Me durim, me besim dhe me mbështetjen e atyre që më duan, gjeta fuqinë për të bërë gjithçka që ishte e nevojshme për ta bërë realitet këtë hap kaq të rëndësishëm për shëndetin dhe jetën time”, pati shkruar Anisa në një postim në Instagram.
View this post on Instagram