Një muaj nga ballafaqimi Sllovaki – Kosovë, Dardanët lëshojnë një thirrje për tifozët

Kur kanë mbetur edhe një muaj nga ndeshja kryesore e Kombëtares së Kosovës në futboll kundër Sllovakisë, që do të zhvillohet më 26 mars, Dardanët kanë ftuar të gjithë anëtarët dhe ata që ende nuk janë anëtarësuar, që të shkojnë tek fanclubi i tyre dhe të njoftohen rreth procedurave të pajisjes me bileta për ndeshjen…

Sport

26/02/2026 14:19

Kur kanë mbetur edhe një muaj nga ndeshja kryesore e Kombëtares së Kosovës në futboll kundër Sllovakisë, që do të zhvillohet më 26 mars, Dardanët kanë ftuar të gjithë anëtarët dhe ata që ende nuk janë anëtarësuar, që të shkojnë tek fanclubi i tyre dhe të njoftohen rreth procedurave të pajisjes me bileta për ndeshjen ndaj Sllovakisë.

Pajisja me bileta sipas Dardanëve do të bëhet në mënyrë të rregullt, sipas kritereve që janë vendosur për ndeshjen, nga organet vendimmarrëse dhe kompetente.

Dardanët edhe këtë herë do të jenë pranë kombëtares, në Bratisllavë, duke i përkrahur në çdo moment.

“Dardanët në Sllovaki do të jetojnë nga çdo vis shqiptar dhe vendbanim kudo në Evropë e më gjerë, ku ka dhe rreh zemra shqiptare. Interesimi për të qenë atje është i papërshkrueshëm. Me zemër e me çdo qelizë, si çdo shqiptar, do të jemi pranë futbollistëve tanë, duke i përkrahur në çdo moment”, bëhet e ditur në njoftimin e Dardanëve.

Kosova më 26 mars do të përballet më Sllovakinë, në stadiumin “Tehelne Pole” , duke filluar nga ora 20:45