Një muaj më parë ishte me Shqipërinë, të shtunën në Turqi – Kosovë (FOTO)
Si për ironi të fatit një arbitër që drejtoi muajin e kaluar kombëtaren shqiptare të futbollit caktohet nga UEFA për ekipin tjetër shqiptar jashtë kufijve administrativë.
Sport
Ndeshja e katërt kualifikuese për Kosovën në Eliminatoret për Botërorin 2018 është ajo ndaj Turqisë në stadiumin e Antalyas këtë fundjavë.
Si për ironi të fatit një arbitër që drejtoi muajin e kaluar kombëtaren shqiptare të futbollit caktohet nga UEFA për ekipin tjetër shqiptar jashtë kufijve administrativë.
UEFA ka përcaktuar që ndeshja Turqi-Kosovë të drejtohet nga gjyqtari hungarez, Tamas Bognar, i cili për asistent do të ketë dyshen, Balazs Buzas dhe Zsolt Varga, transmeton “Albeu.com”.
Bognar së fundmi ka gjykuar sfidën mes të Lihtenshtejnit dhe Shqipërisë e luajtur më 6 tetor në Vaduz, e cila u mbyll me fitoren e kuqezinjve me rezultatin 2:0.