Një minator humbi jetën në Shqipëri, arrestohen pesë punonjës për mossigurim të kushteve të mbrojtjes në punë

Një minator ka humbur jetën të mërkurën në Bulqizë, teksa janë arrestuar pesë punonjës të subjektit minerar. Sipas Policisë së Shqipërisë, ata dyshohet se nuk morën masat e duhura për garantimin e kushteve të sigurimit teknik në punë. “Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera me qëllim zbardhjen e përgjegjësive dhe rrethanave, në…

Lajme

07/08/2025 10:41

Një minator ka humbur jetën të mërkurën në Bulqizë, teksa janë arrestuar pesë punonjës të subjektit minerar.

Sipas Policisë së Shqipërisë, ata dyshohet se nuk morën masat e duhura për garantimin e kushteve të sigurimit teknik në punë.

“Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera me qëllim zbardhjen e përgjegjësive dhe rrethanave, në lidhje me ngjarjen e djeshme, të ndodhur në një subjekt minerar në Bulqizë, ku humbi jetën shtetasi F. V., 66 vjeç, dyshohet se si pasojë e rënies së një masivi shkëmbor, gjatë punës në galeri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasit Nj. P., 46 vjeç, B. Ç., 68 vjeç, F. T., 61 vjeç, E. K., 35 vjeç dhe E. Xh., 51 vjeç, të gjithë punonjës të stafit teknik të subjektit minerar”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se ndaj të dyshuarve është inicuar rasti si “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.