“Një magar nuk mund t’u prijë 100 luanëve” – deputeti Nura godet Dimal Bashën

Deputeti i PDK-së, Jakup Nura ka thënë se është fyerje për votuesit në Kosovë që Dimal Basha të jetë në krye të Kuvendit. Derisa tha se propozimi i Bashës nga VV në seancën e kaluar ishte befasi. “Sa i përket propozimit të VV-së vërtetë është me të ardh keq që VV vendos me qit një…

Lajme

26/08/2025 10:41

Deputeti i PDK-së, Jakup Nura ka thënë se është fyerje për votuesit në Kosovë që Dimal Basha të jetë në krye të Kuvendit.

Derisa tha se propozimi i Bashës nga VV në seancën e kaluar ishte befasi.

“Sa i përket propozimit të VV-së vërtetë është me të ardh keq që VV vendos me qit një propozim që i ka befasu edhe vetë ata. Një njeri që besoj që edhe votat e VV-së nuk do të shkonin për Dimal Bashën”, tha Nura.

Po ashtu Nura tha se edhe për PDK-në ka qenë befasi dhe se kërkuan të marrim një pauzë dhe të njoftohen se a është vërtetë vullneti dhe qëndrimi i tyre që Dimal Basha të jetë në krye të Kuvendit

“Në ushtri e kemi një term që thotë më mirë është një luan me ju pri 100 magarëve, se 1 magarë me ju pri 100 luanëve. Tash Dimal Basha me qenë në krye të Kuvendit është fyerje për votuesit e VV-së dhe fyerje për votuesit e tërë Kosovës”, tha Nura. /Lajmi.net/