Një lumë me libra në rrugët e Torontos

Letërsia kundër trafikut – është një projekt i vazhdueshëm nga një grup anonim që kryen ndërhyrje urbane në hapësirat publike.

Bota

03/11/2016 20:09

Për aktivitetin e tyre të fundit artistik, grupi i kanë kthyer rrugët e ngarkuara të Torontos në një lumë prej 10,000 librave me ngjyra të ndezura dhe siç mund të shikoni fotot më poshtë, rezultatet ishin mjaft spektakolare, transmeton lajmi.net

Aktiviteti ishte pjesë e Nuit Blanche 2016, një festival arti që bëhet gjatë rrjedhës së një nate pa gjumë. Librat janë dhuruar nga Salvation Army dhe mbi 50 vullnetarë kanë punuar rreth 12 ditë për të mbushur rrugën me libra.

“Kështu, në një zonë të qytetit e cila është e rezervuar zakonisht për shpejtësi, ndotje dhe zhurmë, do të bëhet për një natë, një vend për paqe, qetësi dhe bashkëjetesë të ndriçuar nga drita e butë që vjen nga faqet e hapura të librit,” thanë artistët në faqën e tyre.

“Librat do të jenë atje për ata që duan të marrin ato në mënyrë që organizimi do të riciklojë veten dhe do të zgjasë për sa kohë që përdoruesit e duan atë atje. Instalimi ka zgjatur vetëm rreth dhjetë orë, por ne jemi të sigurt që do të mbahet mend shumë, shumë gjatë./lajmi.net

1 2 3 4 5 6 7