Një kosovare shpëtohet nga vrojtuesit në Shëngjin, rrezikonte të mbytej gjatë notit
Një e moshuar nga Kosova derisa ishte me pushime në Shëngjin është shpëtuar sot nga vrojtuesit e detit. Sipas abcnews.al, e moshuara ishte në rrezik për mbytje derisa ishte duke u larë në det. Vrojtuesit e detit i kanë dhënë ndërhyrjen e parë kosovares, dhe pastaj është dërguar në Spitalin e Lezhës për trajtim të…

Lajme
Një e moshuar nga Kosova derisa ishte me pushime në Shëngjin është shpëtuar sot nga vrojtuesit e detit.
Sipas abcnews.al, e moshuara ishte në rrezik për mbytje derisa ishte duke u larë në det.
Vrojtuesit e detit i kanë dhënë ndërhyrjen e parë kosovares, dhe pastaj është dërguar në Spitalin e Lezhës për trajtim të mëtejshëm mjekësor dhe sipas raportimeve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.