Një kirurg zbulon ushtrimet që mund të shërojnë shtyllën kurrizore para se të bëhet vonë
Në dekadat e fundit, kohën që e kalojmë me dhembje shpine është rritur për më shumë se 54% në të gjithë botën.
Lifestyle
Kjo shifër tregon se sa e rëndësishme është të bëjmë diçka rreth kësaj para se të bëhet shumë vonë.
Nikola Amosov ishte një kirurg gjeni, shpikës, dhe shkrimtar me librat më të shitur në botë i cili besonte se shëndeti jonë është në duart tona. Qasja e tij sistematike mund të na ndihmojë që t’i shmangemi problemeve në të ardhmen, raporton “Bright Side”.
Ne e kuptojmë se dhembja e shpinës mund të jetë shumë stresuese dhe torturuese dhe jemi të lumtur të i ndajmë me ju disa ushtrime që janë rekomanduar nga ky kirurg inovativ, transmeton lajmi.net.
Ushtrimet në karrige
Shtrihuni në një karrige
Mbani duart prapa shpinës
Mbani këmbët të shtrira si në foto
Bëjeni trupin paralel me dyshemenë
Përkuluni prapa në pjesën e poshtme të shpinës
Përsëriteni 10 herë
Lakimi në Joga
Shtrihuni në shpinë
Duart duhet të jenë përgjatë trupit tuaj
Hidhni këmbët pas kokës dhe prekni dyshemenë
Përsëriteni 10 herë
Prekja e shpinës me dorën tuaj
Tundeni trupin tuaj
Qëndroni në gjunjë, dhe relaksoni shpinën tuaj.
Filloni të tundeni duke bërë një përkulje të shpejtë të krahëve dhe bërrylave tuaj.
Bëni këtë për 30 deri 60 sekonda.
Ushtrimet për ti forcuar muskujt e shpinës
Shtrihuni në barkë.
Mbani duart drejtë me trupin
Lëvizni kokën dhe qafën lartë dhe mbajeni për 3 sekonda
Përsëritni këtë ushtrim 3 herë. /Lajmi.net/