Një kamion hyn në shtegun e biçikletave dhe automjeteve në tunelin të Kurrizi dhe shkakton dëme – Komuna e Prishtinës e dënon veprimin
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot, më datë 29 korrik 2025, rreth orës 18:30, një kamion i peshave të rënda, me lartësi mbi kufirin e lejuar, ka hyrë në mënyrë të paligjshme në shtegun e biçikletave dhe automjeteve në tunelin te Kurrizi, i cili ka kufizim të qarkullimit për mjete me lartësi deri në…

Lajme
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot, më datë 29 korrik 2025, rreth orës 18:30, një kamion i peshave të rënda, me lartësi mbi kufirin e lejuar, ka hyrë në mënyrë të paligjshme në shtegun e biçikletave dhe automjeteve në tunelin te Kurrizi, i cili ka kufizim të qarkullimit për mjete me lartësi deri në 3.2 metra.
Komuna e Prishtinës ka thënë se me këtë veprim ai ka shkaktuar shkelje të rregullave të trafikut rrugor; rrezikim të sigurisë publike, veçanërisht për këmbësorët dhe çiklistët që frekuentojnë këtë zonë të dedikuar dhe dëmtim të pronës publike komunale, konkretisht të pajisjeve të ventilimit dhe pajisjeve përcjellëse, të instaluara rishtazi gjatë këtij viti.
“Kryeqyteti dënon ashpër këtë veprim të papërgjegjshëm dhe njofton se rasti është adresuar menjëherë tek autoritetet përkatëse për hetim dhe trajtim të mëtejmë ligjor. Kujtojmë se tuneli është i destinuar për qarkullim të kontrolluar të automjeteve dhe kamionëve me lartësi deri në 3.2 metra, dhe çdo tejkalim i këtij kufiri përbën shkelje ligjore dhe rrezik të drejtpërdrejtë për infrastrukturën dhe sigurinë publike”, thuhet në njoftim.
Fotografitë nga vendi i ngjarjes: