Një javë na ndan nga “American Music Awards”, kështu mund të votoni për Dua Lipën
Dua Lipa këtë vit është nominuar në dy kategori në "American Music Awards".

ShowBiz
Ceremonia e ndarjes së çmimeve në fushën e muzikës “American Music Awards” do të mbahet më 23 nëntor, shkruan lajmi.net.
Edhe këtë vit, nuk mungojnë nominimet për artistet shqiptare, të cilat çdo herë bëjnë krenarë shqiptarët kudo që janë.
Këngëtarja Dua Lipa kësaj radhe është nominuar në dy kategori: Artistja më e mirë dhe Kënga më e mirë.
Përmes disa postimeve në Instagram, Dua ka njoftuar fansat me mënyrën se si mund të votojnë për të.
Ajo ka ndarë linqet për Twitter dhe Ueb, ku fansat mund t’i ndihmojnë që Lipa të triumfojë në këto kategori. /Lajmi.net/