Një i vdekur dhe pesë të lënduar nga aksidenti i rëndë në Klinë
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mëngjes, në Dollc të Klinës. Si pasojë e këtij aksidenti, një person ka mbetur i vdekur dhe pesë të tjerë janë të lënduar. Lajmin e kanë konfirmuar nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë të cilët kanë thënë se pesë të lënduarit po trajtohen nga ekipet shëndetësore. “Spitali…

Lajme
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mëngjes, në Dollc të Klinës.
Si pasojë e këtij aksidenti, një person ka mbetur i vdekur dhe pesë të tjerë janë të lënduar.
Lajmin e kanë konfirmuar nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë të cilët kanë thënë se pesë të lënduarit po trajtohen nga ekipet shëndetësore.
“Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton opinionin publik se, si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në fshatin Dollc të Klinës, në Emergjencën e Spitalit është sjellë një person pa shenja jete. Gjithashtu, deri më tani kemi pranuar 5 persona të lënduar nga ky aksident, të cilët po trajtohen dhe po marrin kujdesin e nevojshëm nga ekipet tona shëndetësore. Për çdo informacion shtesë lidhur me gjendjen e pacientëve, Spitali i Përgjithshëm në Pejë do të informojë opinionin publik me kohë”, thuhet në këtë njoftim.
Lajmin për këtë aksident e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Pejë, Fadil Gashi ka thënë për lajmi.net se në këtë aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë.
“Rreth orës 06:10, policia është njoftuar për një aksident që ka ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë, më saktësisht në fshatin Dollc të Klinës. Të përfshirë ishin një autobus dhe një veturë. Nga njësitet që ndodhen në vendin e ngjarjes është konfirmuar se ka të lënduar, numrin e saktë të tyre nuk e dijmë. Njësitet kompetente po merren me hetimet që çojnë në zbardhjen e rastit”, deklaroi Gashi.