Një i vdekur dhe mbi 600 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24-orësh të COVID-19. Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit një person i infektuar ka ndërruar jetë, shkruan lajmi.net. Gjatë kësaj kohe, në Kosovë janë regjistruar 618 raste të reja me koronavirus, ndërsa janë shëruar 1 mijë e 331 persona. Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë aktualisht…

Lajme

07/08/2022 12:16

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24-orësh të COVID-19.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit një person i infektuar ka ndërruar jetë, shkruan lajmi.net.

Gjatë kësaj kohe, në Kosovë janë regjistruar 618 raste të reja me koronavirus, ndërsa janë shëruar 1 mijë e 331 persona.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë aktualisht është 7 mijë e 988. /Lajmi.net/