Një i vdekur dhe dy të lënduar nga një vetaksident në Pejë- që të tre të mitur

Një aksident i rëndë trafiku raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në fshatin Treboviq të Pejës. Deri tek ky vetaksident dyshohet se ka ardhur pasi automjeti derisa po qarkullonte në rrugën Pejë-Trestenik me të arritur në fshatin Treboviq, duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë, humb kontrollin mbi automjet dhe godet një shtyllë te…

Lajme

02/07/2025 08:45

Një aksident i rëndë trafiku raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në fshatin Treboviq të Pejës.

Deri tek ky vetaksident dyshohet se ka ardhur pasi automjeti derisa po qarkullonte në rrugën Pejë-Trestenik me të arritur në fshatin Treboviq, duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë, humb kontrollin mbi automjet dhe godet një shtyllë te betonit.

Si pasojë e kësaj, një person ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa dy të lënduarit tjerë janë dërguar për trajtim në spitalin e Pejës, e më pas për shkak të natyrës së lëndimeve janë dërguar në QKUK në Prishtinë.

Viktima dhe të lënduarit raportohet se janë persona të mitur.

“Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, rasti vazhdon tё hetohet nga hetuesit e aksidenteve NJRKRR-DRP Pejё”./Lajmi.net/