Një i vdekur dhe 25 ushtarë serbë të plagosur nga shpërthimi në Kragujevc (Video)

Një person ka vdekur, tre janë zhdukur dhe 25 pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë kanë mbetur të lënduar nga shpërthimi në Kragujevac.

Lajme

28/02/2017 17:18

I plotësuar (18:10): Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga ministria e mbrojtjes, të cilët kanë shtuar se po punohet për fikjen e zjarrit, transmeton lajmi.net

“Sipas informacioneve të fundit, shpërthimi që ka ndodhur sot në Byronë Riparimit Teknik në Kragujevac, një person u vra, tre janë zhdukur, ndërsa 25 pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë janë plagosur,” thuhet në deklaratë. /Lajmi.net/

Zjarr në fabrikën e municioneve në Serbi, shumë të plagosur-dyshohet për viktima (Video)

Pas dy shpërthimeve të njëpasnjëshme një zjarr ka kapluar fabrikën e municionit në Kargujevac të Serbisë.

Në këtë incident janë plagosur 20 persona, mirëpo ekziston frika se ka edhe të vdekur, transmeton lajmi.net.

Zjarri në këtë fabrikë është lokalizuar dhe të gjithë të evakuuarit janë dërguar në Qendrën Klinike në Kragujevac.

Shumica e të plagosurve tani janë në gjendje më të mirë. /Lajmi.net/

YouTube player