Një i vdekur dhe 19 raste të reja pozitive me COVID-19 në Kosovë

Një qytetar ka vdekur dhe 19 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në 24 orët e fundit. Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Lajme

09/12/2021 15:01

Raporti i plotë:

09 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.999 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.636.378 doza të vaksinës.

Deri më sot 769.967 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.236 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.859. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 331.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!