Një i vdekur dhe 14 të lënduar nga aksidenti mes autobusit publik dhe një veturë  në Keqekollë të Prishtinës

Gjatë ditës së sotme në fshatin Keqekollë të kryeqytetit ka ndodhur një aksident me fatalitet. Lajmin për lajmi.net e ka konfimruar Agron Borovci nga Policia e Kosovës, shkruan lajmi.net. Ai tha se aksidenti ka ndodhur në mes të një autobusi dhe një veture, dhe si rezultat i kësaj një person ka humbur jetën dhe dhjetëra…

Lajme

27/06/2024 17:36

Gjatë ditës së sotme në fshatin Keqekollë të kryeqytetit ka ndodhur një aksident me fatalitet.

Lajmin për lajmi.net e ka konfimruar Agron Borovci nga Policia e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Ai tha se aksidenti ka ndodhur në mes të një autobusi dhe një veture, dhe si rezultat i kësaj një person ka humbur jetën dhe dhjetëra të lënduar.

“Rreth orës 14:30, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Keqekollë të  Prishtinës. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë. Për pasojë një person ka humbur jetën ndërkaq katërmbëdhjetë të tjerë kanë kërkuar ndihmën mjekësore. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha Borovci./Lajmi.net​