Një i ri nga Prishtina i ka gjetur gabime produktit të Google
Një djalë nga Prishtina është futur në listën e personave që do të pranojnë shpërblim nga kompania Google. Kompania shpërblen ata të cilët u gjejnë atyre gabime në faqet apo produktet e saj.

Lajme
Leutrim Berisha do të shpërblehet nga Google pasi që ka gjetur dhe ka raportuar një gabim në faqen e tretë më popullore në botë, atë Youtube.
Ky është shqiptari i parë që është futur në listën e personave të cilët ia kanë tërhequr vërejtjen gjigantit Google për ndonjë gabim në produktet e veta.
Gabimet në produktet e Google janë shumë të pakta, pasi kompania ka staf shumë të përgatitur që kujdeset për produktet e kompanisë.