Një i plagosur në Pejë nga të shtënat me armë zjarri

Në qytetin e Pejës, sot rreth orës 18:00, është shënuar një tjetër rast me gjuajtje me armë. 

Lajme

29/08/2014 22:26

Sipas Policisë së Kosovës, nga kjo ka mbetur i plagosur një person.

Brahim Sadriu, zëdhënës në Policinë e Kosovës, ka shpjeguar për KosovaPress, rastin që ka ndodhur dhe ka bërë me dije se janë arrestuar tre persona.

“Rreth orës 18 në fshatin Katun i Ri në Pejë, ka ndodhur një rast plagosje. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë arrestuar tre persona lidhur me rastin. Personi i plagosur është dërguar në qendrën emergjente në Pejë, dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Sadriu për KosovaPress.