Një i mitur vodhi një çantë me dokumente dhe para nga një veturë në Fushë Kosovë – Arrestohet ai

Një person ka raportuar në Polici se dje rreth orës 11:00, nga vetura e tij është vjedhur një çantë me dokumente personale dhe para. Në lidhje me rastin është identifikuar dhe arrestuar një i mitur, i cili dyshohet se ka kryer vjedhjen, shkruan lajmi.net. I dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 24 orë.…

Lajme

20/08/2025 08:31

Një person ka raportuar në Polici se dje rreth orës 11:00, nga vetura e tij është vjedhur një çantë me dokumente personale dhe para.

Në lidhje me rastin është identifikuar dhe arrestuar një i mitur, i cili dyshohet se ka kryer vjedhjen, shkruan lajmi.net.

I dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 24 orë.

“Rr. Hysen Gjakolli-Fushë Kosovë,19.08.2025-10:59. Ankuesi mashkull kosovar ka lajmëruar se nga vetura e tij i është vjedhur një çantë me dokumente personale si dhe para. Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i mitur që dyshohet se ka kryer vjedhjen. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes për 24 orë”, ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh. /Lajmi.net/