Një i mitur ther me thikë dy të tjerë në Podujevë – Viktimat po trajtohen në QKUK, i dyshuari është dërguar në mbajtje

Është arrestuar një i mitur dje në Podujevë, pasi që ka ther me thikë dy të mitur të tjerë. Viktimat kanë pësuar lëndime dhe ndihmën e parë e kanë marrë në emergjencën e qytetit, e më pas janë dërguar në QKUK, shkruan lajmi.net. Policia ka konfiskuar thikën në vendngjarje, ndërsa i dyshuari është dërguar në…

Lajme

19/11/2025 09:53

Është arrestuar një i mitur dje në Podujevë, pasi që ka ther me thikë dy të mitur të tjerë.

Viktimat kanë pësuar lëndime dhe ndihmën e parë e kanë marrë në emergjencën e qytetit, e më pas janë dërguar në QKUK, shkruan lajmi.net.

Policia ka konfiskuar thikën në vendngjarje, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Xhemajl Mustafa, Podujevë 18.11.2025 – 17:55. Është arrestuar i dyshuari i mitur për shkak se kishte therur me mjetë të prehtë-  thikë dy viktimat të mitur. Si pasojë e sulmit dy viktimat kanë pësuar lëndime dhe ndihmën e parë e kanë marrë në emergjencën e qytetit pastaj janë dërguar edhe në QKUK. Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar mjetin-thikën e cila dyshohet se ishte përdorë në rast. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/