Një i mitur dërgohet në mbajtje për mashtrim

Është arrestuar një person i mitur për shkak se i njëjti dyshohet se përmes mashtrimit ka marr nga një i mitur tjetër disa herë shumën nga 10 euro. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), për shkak se i njëjti dyshohet se disa herë përmes mashtrimit ka marrë nga viktima mashkull kosovar (i mitur)…

Lajme

21/11/2024 10:00

Është arrestuar një person i mitur për shkak se i njëjti dyshohet se përmes mashtrimit ka marr nga një i mitur tjetër disa herë shumën nga 10 euro.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), për shkak se i njëjti dyshohet se disa herë përmes mashtrimit ka marrë nga viktima mashkull kosovar (i mitur) shumën nga 10 euro. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë rasti ka ndodhur në rrugën “Rugova”, në Prishtinë më 18 nëntor.