Një i lënduar nga aksidenti mes një veture dhe motoçiklete në Prishtinë
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtina. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. Sipas tij, aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:00 dhe në të janë përfshirë një veturë dhe…
Lajme
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtina.
Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Sipas tij, aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:00 dhe në të janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, deklaroi Pllana.
Policia ka bërë të ditur se me rastin po merret njësia e Trafikut të Kryeqytetit. /Lajmi.net/