Një i lënduar në aksidentin mes automjetit dhe motoçikletës në Gjilan

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti mes një automjeti dhe motoçiklete në Gjilan. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi  i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani i cili tha se drejtuesi i motoçikletës është dërguar në Qendrën Emergjente të Spitalit në Gjilan për tretman mjekësor. Ai ka bërë…

Lajme

25/08/2026 14:18

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti mes një automjeti dhe motoçiklete në Gjilan.

Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi  i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani i cili tha se drejtuesi i motoçikletës është dërguar në Qendrën Emergjente të Spitalit në Gjilan për tretman mjekësor.

Ai ka bërë të ditur se hetuesit policor të trafikut janë duke hetuar rrethanat e aksidentit.

“Më datën 25.08.2026 rreth orës 12:10, kemi pranuar informacion për një aksident trafiku në qytetin e Gjilanit në të cilin janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës i cili është dërguar në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan për tretman mjekësor. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjilan, përkatësisht hetuesit policorë të trafikut janë duke hetuar rrethanat e aksidentit”, thuhet në përgjigjen e tij.