Një i dehur shkaktoi aksident në Prizren, lëndohet rëndë drejtuesi i veturës tjetër
Një aksident trafiku me lëndime të rënda ka ndodhur dje rreth orës 06:00 në Prizren. Siç ka njoftuar Policia, një person derisa po drejtonte veturën nën ndikim të alkoolit ka goditur një veturë tjetër, drejtuesi i së cilës ka pësuar lëndime të rënda. Pas trajtimit në Spitalin e Prizrenit, ai është dërguar në QKUK për…
Lajme
Një aksident trafiku me lëndime të rënda ka ndodhur dje rreth orës 06:00 në Prizren.
Siç ka njoftuar Policia, një person derisa po drejtonte veturën nën ndikim të alkoolit ka goditur një veturë tjetër, drejtuesi i së cilës ka pësuar lëndime të rënda.
Pas trajtimit në Spitalin e Prizrenit, ai është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.
I dyshuari dërgohet në mbajtje.
“Rr. Prishtina, Prizren / 31.03.2026 – 06:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se derisa ka qenë duke drejtuar veturën nën ndikim të alkoolit ka shkaktuar aksident trafiku duke goditur veturën e cila drejtohej nga viktima mashkull kosovar. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti pas pranimit të tretmanit mjekësor në Spitalin e Prizrenit është dërguar në QKUK për tretman te mëtutjeshëm. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport policor. /Lajmi.net/