Një grup i hakerëve rus vjedhë 1.2 miliardë fjalëkalime të përdoruesve

Një kompani për siguri në SHBA ka zbuluar atë që quhet "vjedhja më e madhe në internet", të bërë nga një grup i hakerëve me bazë në Rusi.

Auto & Tek

07/08/2014 21:39

Sipas kompanisë për siguri Milwaukee, e cila bëri një hetim prej 18 muajsh, banda e hakerëve vodhi 1.2 miliardë emra të përdoruesve dhe fjalëkalime, dhe gjithashtu 500 milionë e-mail adresa.

Hakerët nxorën të dhëna shumë shpejtë, ku në mënyrë të pashpjegueshme arritën 4.5 miliardë rekorde, duke përdorur një sistem të ‘padyshuar’ në viktimat e rrjetit botnet.

Kur hakerët e kontrolluan sistemin e këtij rrjeti, ata ishin në gjendje më pas që të ekzekutojnë injeksione SQL, duke u mundësuar atyre që të dërgojnë komanda hakuese tek ndonjë webfaqe dhe të vjedhin të dhënat e saj, duke përfshirë emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet.

Ata të cilët e përdorin internetin për të blerë online kishin pësuar më së shumti, thotë raporti i kësaj kompanie.