Një grua u gjet pa shenja jete në tualetin e një pompe derivatesh – Policia jep detaje

Një grua është gjetur pa shenja jete në tualetin e një pompe derivatesh në Drenas. Në lidhje me rastin detaje ka dhënë edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan lajmi.net. Sipas Policisë njësitë policore dhe emergjenca kanë dal në vendin e ngjarjes ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Rasti po hetohet.…

Lajme

21/07/2025 09:22

Një grua është gjetur pa shenja jete në tualetin e një pompe derivatesh në Drenas.

Në lidhje me rastin detaje ka dhënë edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan lajmi.net.

Sipas Policisë njësitë policore dhe emergjenca kanë dal në vendin e ngjarjes ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Rasti po hetohet.

“Drenas  20.07.2025, 21:25. Është raportuar se viktima femër kosovare  është gjetur pa shenja jete. Njësitë policore si dhe emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Rasti po hetohet nga ekipet relevante”, thuhet në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/