Një grua i bën për spital dy policë në Prizren, e dyshuara dërgohet në mbajtje për 24 orë

Një grua është arrestuar dje pak minuta para mesnatës në Prizren, pasi që ka fyer dhe goditur me shqelm zyrtarin policor derisa po hynte në marketin e një pompe të derivatevce. Gjatë arrestimit, ajo ka shfaqur rezistencë dhe për pasojë ka lënduar dy zyrtarë policorë, shkruan lajmi.net. E dyshuara ka marrë trajtim mjekësor në stacion…

Lajme

18/05/2026 10:06

Një grua është arrestuar dje pak minuta para mesnatës në Prizren, pasi që ka fyer dhe goditur me shqelm zyrtarin policor derisa po hynte në marketin e një pompe të derivatevce.

Gjatë arrestimit, ajo ka shfaqur rezistencë dhe për pasojë ka lënduar dy zyrtarë policorë, shkruan lajmi.net.

E dyshuara ka marrë trajtim mjekësor në stacion policor, kurse zyrtarët kanë marrë tretman mjekësor.

Ajo është dërguar në mbajtje për 24 orë.

“Prizren / 17.05.2026 – 23:20. Është arrestuar e dyshuara f/k për shkak se fillimisht e kishte fyer dhe më pas sulmuar – goditë me shqelm zyrtarin policor derisa kishte qenë duke hyrë në marketin e një pompe të derivateve. E dyshuara gjatë arrestimit ka shfaqë rezistencë dhe si pasojë ka lënduar dy zyrtar policor. Të dyshuarës i është dhënë trajtim mjekësor në stacion policor, kurse zyrtarët policor kanë marr tretman mjekësor. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë”, thuhet në raport 24 orësh. /Lajmi.net/