Gruaja në Gurakoc dyshohet se ra nga kati i shtatë- Prokuroria jep detaje se çfarë dihet deri më tani

Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurakoc të komunës së Istogut, ku një grua është gjetur pa shenja jete. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili tha se dyshimet e para janë  se e njëjta ka…

Lajme

10/06/2025 11:41

Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurakoc të komunës së Istogut, ku një grua është gjetur pa shenja jete.

Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili tha se dyshimet e para janë  se e njëjta ka kryer vetëvrasje.

Teksa lidhur me ngjarjen me urdhër të prokurorit të krimeve të rënda trupi i pajetë është dërguar për autopsi.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit, përkatësisht rreth orës 7 kemi pranuar informatën se një person i gjinisë femërore është gjetur pa shenja jete në fshatin Gurrakoc të komunës së Istogut. Menjëherë kanë dalë njësitet relevante policore, ndërkaq me urdhër të prokurorit të krimeve të rënda trupi i pajetë është dërguar për autopsi , nga hetimet preliminare dyshimet janë se ka bërë vetëvrasje”, ka thënë Nikçi. /Lajmi.net/