Një grua gjendet pa shenja jete në Prishtinë, nisin hetimet për vdekjen
Një grua është gjetur pa shenja jete në një banesë në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, ka njoftuar Policia e Kosovës. Sipas raportit policor, viktima është gjetur nga familjarët, të cilët kanë njoftuar autoritetet. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës, si dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen…
Lajme
Një grua është gjetur pa shenja jete në një banesë në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas raportit policor, viktima është gjetur nga familjarët, të cilët kanë njoftuar autoritetet. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës, si dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e saj, transmeton lajmi.net.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes.
Policia ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen” dhe po vazhdon të hetohet./lajmi.net/