Një grua e vrarë, dhjetëra të plagosur – Pamje nga sulmi me 130 raketa mbi Izraelin nga Hamasi

Rreth 130 raketa janë lëshuar sonte nga militantët e Hamasit palestinez në drejtim të Tel Avivit.

Bota

11/05/2021 23:44

Siç raportojnë mediat izraelite, nga sulmi në fjalë është vrarë një grua dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar, transmeton lajmi.net.

Mediat izraelite, sulmin e sontëm e kanë përshkruar si më të fuqishmin nga tensionet e fundit që u rritën në Lindjen e Mesme.

Si rrjedhojë, janë suspenduar të gjitha fluturimet në rajonin e Herzlyia.

“Times of Israel” ka publikuar edhe fotografi nga sulmet e Hamasit në Izraelin qendror. /Lajmi.net/